Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth deklaratave që kanë bërë liderët serbë ndaj luftës së Kosovës si dhe varreve masive të viktimave shqiptare në Serbi.
Ajo përmes një statusi në Twitter ka shkruar se kryetari i Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Canak kishte cituar ish- kryeministrinë e Serbisë, Zoran Gjingjiç, i cili kishte folur për varret masive që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo tha se ai komentonte për varret masive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës, në Serbi.
“Nenad Canak ka cituar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke thënë: ‘Kush do të investojë në një shtet ku, kudo që të gërmoni me lopatë, do të dalë një kafkë’, ndërsa komentonte për varret masive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës në Serbi”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/
Nenad Canak quoting fmr Prime Minister of Serbia, Zoran Djindjic, saying: “Who will invest in a state where, wherever you dig with a shovel, a skull will come out”, while commenting on mass graves with KS-Alb victims around Serbia. pic.twitter.com/TtD7V32cbj
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) October 10, 2020
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...