Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se qe një kohë të gjatë nuk ka kurrfarë komunikimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Sipas saj, ngrirja e raporteve ka qenë zgjedhje e të parit të LDK’së, shkruan Arbresh.info.
“Jo, ka një kohë të gjatë dhe kjo ka qenë zgjedhje e tij”, ka thënë Osmani.
Këto deklarata e para e Kuvendit i ka bërë gjatë vizitës që ka bërë në Komunën e Deçanit bashkë me deputetët Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusarin.
“Me që jam këtu në cilësinë e kryetares së Kuvendit nuk kisha dashur që të ndalem te këto çështje. Pyetja e gazetarëve dje ishte lidhur me atë se çka nëse shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe përgjigja ime ishte që nuk mund të jem më e qartë sesa ta përmendi 20 qershorin. Pra, e vërteta është kjo që LDK-ja më ka përjashtuar. Edhe dje pyetja ka qenë a keni kontakte me Z. Kurti dhe përgjigja ime ka qenë që natyrisht që kemi kontakte”, ka thënë ajo pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj./Arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...