Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka fituar çmimin Sheth International Awards, shkruan portali arbresh.info.
Ajo është shpërblyer për punën e saj në promovimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut.
“Studentja e Shkollës së Drejtësisë, Vjosa Osmani ka arritur sukses në një moshë të re dhe të njëjtën gjë e ka bërë duke punuar në një botë të politikës tradicionalisht mashkullore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Pittsburghut.
Më tej thuhet se Osmani është gruaja që ka marrë më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Sheth International Award është themeluar në vitin 2012. Ky çmim u jepet njerëzve që kanë dhënë kontribute në komunitetin ndërkombëtar përmes arritjeve profesionale dhe ndikimit shoqëror./Arbresh.info
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...