Ka ardhur reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj deklaratës që deputeti Albin Kurti ia adresoi më parë.
“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka thënë Rama në një postim të tij në profilin zyrtar në Facebook. E ka shoqëruar postimin me një flamur kombëtar.
Deputeti Kurti është shprehur kundër qasjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Edi Rama të mërkurën gjatë konferencës së përbashkët për media kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke folur për demarkacionin, tha se kryeministri aktual i Kosovës nuk duhet të sillet si opozitar në postin që e mban dhe i ka kërkuar që të heqë dorë nga kauza e tij për demarkacionin./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...