Një kosovar, që dyshohet se ishte ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Austri – ku u vodhën më shumë se 90 mijë euro është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim.
Çështja për të cilën ishte akuzuar ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij përfshin vjedhje me thyerje në stacione të ndryshme zjarrfikësish në Burgenlandin verior,
Atje kishin vjedhur mjete për të hapur një bankomat, siç deklaruan unanimisht bashkëpunëtorët në dëshminë e tyre: “Ishte e gjitha ideja e tij” , shkruan albinfo.at.
Vitin e kaluar, katërshja kishte shkuar në Draßburg. Atje ata kishin tërhequr 91,000 euro nga bankomati i PSK-së. Pasi ikën me një ndjekje me shpejtësi të lartë prej 180 km/orë, policia arriti t`i merrte 33,960 euro dhe t’i kthente ato në bankë.
Grabitësit e kishin ndarë pjesën tjetër të parave midis tyre.
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë