Një person është arrestuar të dielën në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi dyshohet se nuk iu është bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur dhe gjatë tentimit për t’u larguar ka lënduar një zyrtar policor.
Zyrtari policor i lënduar ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 08.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i është ndalur zyrtarit policor, ku gjatë tentimit të t’u larguar ka lënduar të njëjtin për çka i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...