Vjedhje e rëndë te Rruga C, hajnat marrin para, stoli ari dhe çanta

08:39 | 5 Maj 2026
E.H

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën C në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcën në banesën e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta.

“Rr. C, Prishtinë / 01-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale