Një rast vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Topliqan të Lipjanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë cal-9×19 mm (me leje) dhe sasi ari në vlerë rreth 5000 euro, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Topliqan, Lipjan 21.10.2025. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur: një pistoletë cal-9×19 mm (me leje) dhe sasi ari në vlerë rreth 5000 €. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...