Vjedhje e rëndë në Podujevë, hajnat marrin para dhe pajisje elektronike nga një lokal

08:45 | 21 Korrik 2026
E H

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:17, persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një lokal, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe një pajisje elektronike.

Përveç sendeve të vjedhura, të dyshuarit kanë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

“Podujevë / 20.07.2026 – 04:17. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe një pajisje elektronike si dhe kanë shkaktuar dëme materiale. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime” thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale