Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që muaj më parë dyshohet se kanë vjedhur pajisje teknologjike nga një shtetas i huaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa dy të tjerë janë liruar më procedurë të rregullt.
“Prishtinë 20.08.2022 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që muaj më parë dyshohet se kishin vjedhur pajisje teknologjike nga viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu