Dy persona janë arresutar nën dyshimin për vjedhje në tri insituciuone arsimore në komunën e Vitisë.
Policia e Kosovës bënë të ditur se të arrestuarit kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptop, iPad, projektorë dhe pajisje të tjera të teknologjisë e mjete të ndryshme pune, raporon IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Me datën 15.01.2026, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti si rezultat i zhvillimit të veprimeve
intensive hetimore ka arritur që të identifikoj dhe arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar M.J.
(viti i lindjes 2002) dhe B.K. (viti i lindjes 2006) me dyshimin për përfshirje të tyre në disa raste të
vjedhjes së rëndë të ndodhura në tri institucione arsimore në komunën e Vitisë.
Të dyshuarit, dyshohet se në bashkëveprim në tri lokacione të institucioneve arsimore kanë vjedhur një
sasi e konsiderueshme e pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptop, iPad, projektorë dhe pajisje të tjera të
teknologjisë e mjete të ndryshme pune.
Në kuadër të procedurave ligjore me urdhër të gjykatës kompetente, janë realizuar kontrolle në dy
lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi materiale relevante përkatësisht sende të
dyshuara të vjedhura, të cilat pas verifikimeve janë ndërlidhur me rastet në fjalë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të
Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...