Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për stërvitjet ushtarake serbe që po zhvillohen pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të komunës së Gjilanit dhe fshatrave shqiptare si Breznica dhe Muhoc.
Kurti në një prononcim për media është shprehur se ky është një provokim i Serbisë e cila po dëshiron ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.
“Është provokim i Serbisë që synon të cenojë sovranitetin. Bëhet fjalë për njësi që kanë trajnuar kryekriminelin Radoiçiç. Kjo tregon edhe pafuqinë e tyre. Në Kosovë nuk ka struktura ilegale që cenojnë sovranitetin. Nga kjo pafuqi, ata tentojnë të bëjnë diçka brenda Kosovës. Ky është një provokim i qartë.
I kemi informuar faktorët ndërkombëtarë dhe çështja do të adresohet edhe në mbledhjen e Qeverisë. Forcat tona janë të përgatitura dhe kufiri ynë është i mbrojtur. Nga njëra anë demonstrojnë destruktivitet, por kjo është shprehje e frikës, pasi Kosova është më e fortë se kurrë. Nuk mund të na ndalin, pavarësisht se çfarë bëjnë”, është shprehur Kurti.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...