Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, teksa e kishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Pas hetimeve, vetura e vjedhur është identifikuar dhe aksidentuar.
Në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale, është arrestuar një i dyshuar i mitur.
Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Damjan Gjakovë 16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe punëtorit për punë sociale dhe ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...
Nis seanca për rastin e rezervave shtetërore, mungon Rozeta ...
Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Du...