Kosova ka dështuar dje që të bëhet pjesë e INTERPOL-it në tentimin e katërt të pasuksesshëm për anëtarësim në këtë organizatë.
Institucionet e vendit planifikojnë që vitin e ardhshëm të tentojnë përsëri, duke shpresuar se gjatë kësaj periudhe do të lobojnë mjaftueshëm për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se dështimi i së martës nuk do t’i demotivojë për të tentuar anëtarësimin vitin tjetër. “Ajo që ndodhi absolutisht nuk na dëshpëron. Policia e Kosovës do të jetë pjesë e INTERPOL-it, besoj që qysh në vitin e ardhshëm prapë do të bëjmë përpjekje që të jemi pjesë e saj”, ka nënvizuar ai.
Qalaj ka vlerësuar se dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk ka të bëjë aspak me Policinë.
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet ...
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja