
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot “Statistikat e jurisprudencës për persona madhorë 2014”. Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe personat e dënuar për kundërvajtje, në vitin 2014.
Sipas raportit rezulton se në gjykatat themelore dhe në degët e tyre vjet janë dënuar 17.490 persona. Krahasuar me vitin 2013, kur numri i të dënuarve ishte 15.046, ka shënuar rritje për 2.346 persona të dënuar.
Edhe këtë vit, nuk kanë raportuar degët në : Graçanicë, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar 743 kanë qenë femra.
Ndërkaq, të dënuar për kundërvajtje, në vitin 2014 janë gjithsej 204.166 persona, që krahasuar me vitin 2013 (kur ishin 213.099 persona të dënuar), del se janë më pak 8.933 kryes të kundërvajtjeve.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...