Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar.
Gjatë takimit me Ambasadorin turk, Ministri Vitia ka shprehur falënderimin për investimet e Republikës së Turqisë në Kosovë sidomos në fushën e shëndetësisë si dhe ka shprehur zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteve në shëndetësi.
Ministri Vita dhe Ambasadori Sakar kanë diskutuar për Planin e Veprimit për implementimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës në shëndetësi, përmes së cilës mbi 100 pacientë kosovarë trajtohen falas çdo vit në Turqi; zhvillohen aktivitete të Javës së përbashkët të shëndetësisë, ndërkohë që do ta shfrytëzohet ekspertiza turke në procesin e licencimit dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore dhe në fuqizimin e shërbimeve të reja shëndetësore në Kosovë.
Ministri Vitia ka kërkuar përkrahjen e ekspertëve mjekësor të Turqisë për trajnimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë në lëmi specifike, me qëllim që numri i rasteve që referohen për trajtime jashtë vendit për disa diagnoza të caktuara, të zvogëlohet dhe të njëjtat të mund të trajtohen në Kosovë.
Ministri Vitia ka pritur sot në takim edhe shefin e misionit të Bankës Botërore për Kosovë, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Azinë Qendrore, z. Marco Mantovanelli, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm./arbresh.info/

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...