Meqë jemi në vitin 2025, shumë prej jush ndoshta edhe mund të kenë harruar disa prej momenteve më interesante që kanë përcjell gjatë gjithë vitit 2024 një nga institucionet më të rëndësishme në vend, Kuvendin e Kosovës, dhe jo vetëm.
Deputetët tanë përveç debateve të shumta, për çka as ata vetë s’e dinë pse i bëjnë, ata shpesh dinë të na dhurojnë edhe momente interesante, me ose pa dijeninë e tyre.
Më poshtë Arbresh.info ka zgjedhur disa prej shumë rasteve.
E nisim me fotografinë që përshkoi vitin 2024.
Liberalizimin e vizave, më datën 1 janar kur kosovarët për herë të parë ishin të lirë të udhëtonin në vendet e evropiane.

Në këtë material, nuk ka se si të mungojë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në shumë ceremoni ku ishte prezentë, Kurti e shijonte aq shumë ushqimin, sa nuk mund t’i ikte fotografit të Arbresh.info.
Për ta vërtetuar edhe ju, hidhni një sy fotografive.





Pas gjithë atij ushqimi, pak ujë.
Një vit shumë i “ngrënshëm” për kryeministrin tonë.
Ju bëftë mirë Kryeministër!
Meqë jemi tek ushqimi, shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, vitin që lamë pas, kishin vendosur ta marrin bukën nga shtëpia.
Më e shëndetshme, apo jo?


Pas ushqimit, një “snack” nga Dimal Basha.
“Hani një mollë në ditë që të mbani larg doktorin”

Kalojmë pak nga presidenca.

Në këtë fotografi, presidentja e vendit Vjosa Osmani duket te jetë e fokusuar krejt diku tjetër.
A thua ku? Mos vallë te zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gëvalla, me të cilën ka prishur raportet shoqërore dhe kolegiale që kishte.
Në këtë pjesë vlen të përmendim edhe “dissat” që ato i bënë njëra-tjetrës.
“Dissat” Osmani-Gërvalla

Ndoshta si në këtë foto, nuk do t’i shohim më kurrë!
Meqë jemi te Gërvalla, kujtojmë pak momentin kur ministrja e Jashtme e ngatërroi stërnipin e Isa Boletinit, Gazmendi, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Ja edhe ministri Sveçla që me shumë gjasë mund të ketë thënë “Na more fytyrën”, ose jo.

Nuk ngjajnë fare, apo ndoshta edhe ngjajnë.
Për këtë, duhet ta pyesim ministren Gërvalla.

Tek shikimi me habi si ai më lartë i presidentes, nuk i shpëton as ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Të përkushtuar pas punës, momenti kur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha u paraqit në seancë me dorën e thyer.

Në këto fotografi mund të shihni diçka të zakonshme që ndodh pothuajse çdo seancë të Kuvendit.

Po pra, debatet lidhje, besa edhe palidhje, e pa asnjë arsye të deputetëve, pozitë e opozitë, të cilët ndonjëherë të duket se po shikon “Big Brother” dhe jo një institucion, i cili nxjerr ligje.
Ja edhe kryetari i Kuvendit, i habitur me veprimet e deputetëve.
Personi më paqësor në Kuvendin e Kosovës, kryetari Glauk Konjufca, është edhe personi më “funny” në këtë institucion.
Ka shumë momente që kamera dhe aparati fotografik i Arbresh.info ka kapur nga Konjufca, si dhe deklaratat e tij, të cilat “shkrijnë” së qeshuri deputetët pozitë e opozitë.

E po mirë , duket se u teprua.

Tani më serioz, siç e do vendi.
Në Kuvend nuk ka veç debate e akuza, ka edhe puthje e përqafime.

Një puthje pak para debateve të ashpra në Kuvend.

PSD-ja dhe aksionet simbolike.
Kujtojmë pak kohën kur aktivistët e PSD-së tentuan ta pengojnë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci në një prej paraqitjeve të saja dhe përfunduan në pranga.

Diçka e pahijshme për syrin, do të thoshte ministrja Nagavci.

Një fotografi e Kurtit pothuajse duke fjetur.
Njësoj si shefi i tij, edhe ministri Peci ia dha një sy gjumë në Kuvend.

Punë e madhe!
“ A e din sa m’don shefi mu”, do të mund të ketë menduar ministri Arben Vitia pas kësaj fotografie.

Të gjithë ministrat e tij në telefon, e të pavëmendshëm, derisa shefi i tyre po fliste.

Me shumë gjasa, Kurti është penduar që ia ka mbajtur çadrën ministrit Vitia, nëse e ka parë këtë foto.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke biseduar me Eman Rrahmanin dhe Drita Millakun, ndoshta për t’i bindur që të jenë në vi me vendimet e partisë.

Nuk pati efekt, sot të dy tashmë janë në parti të ndryshme.
Mbesim tek Kusari-Lila dhe përballja e saj me deputetë pas publikimit të përgjimeve me Milan Radoiçiq, i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë.

Kurti nostalgjik për bankat shkollore

Por, si duket ishte nxënës i zhurmshëm, andaj edhe doli për të gjetur zgjidhjen e një detyre në tabelë.
Që fatkeqësisht e kishte gabim.
Besoj se ju kujtohet apo jo?

“Alo, regjia ndalja fjalën deputetit”

Gjithsesi, urime 2025-ta!

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë