Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka komentuar rezolutën e miratuar sot në Kuvend të Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, Ymeri ka shkruar se nga sot dialogu ka ndryshuar në shumë aspekte.
Ndërsa, ai ka pyetur kundërshtuesit e rezolutës se a do të donin ta linin dialogun si ishte më parë, apo të vazhdojnë me të riun.
Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook:
Prej sot Delegacioni shtetëror merr përsipër vendimmarrjen në procesin e Dialogut me Serbinë.
Nga një njeri krye më vete, nga sot kalojmë në përfaqësim legjitim demokratik.
Nga një proces të monopolizuar nga pushteti, kalojmë në një proces me bazë të gjerë të vendimmarrjes koncensuale.
Nga një proces pa asnjë përgatitje, prej sot kemi Delegacion që do të punojë me Platformë shtetërore.
Nga një proces i mbyllur e pa asnjë kontroll demokratik, nga sot ka mbikëqyrje nga Kuvendi.
Nga vendimmarrje pa kurrëfarë baze e sanksionimi, kalojmë në saktësim e sanksionim ligjor të vendimmarrjes e raportit mes institucioneve për dialogun.
Nga pyetja ‘çka do t’i japim Serbisë’, prej sot Kuvendi vendosi që pa njohje nuk ka marrëveshje.
Nga një vendimmarrje prapa dyerve të mbyllura, kalojmë në referendum popullor.
Dhe prapë paska të tillë që e kundërshtojnë e kritikojnë Rezolutën e sotme të votuar në Kuvend.
Po si thoni, ta lëmë si ishte?
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...