Në fshatin Prelez të Ferizajt një person ka pësuar lëndime trupore pasi është kafshuar nga një qen gjatë një konflikti mes tij dhe dy personave të tjerë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se qentë e dy të dyshuarve i kishin sulmuar qenin e tij.
Gjatë përpjekjes për t’i ndarë, njëri prej qeneve e kishte kafshuar viktimën në disa pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.
Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë gjuetie në ajër, me qëllim për t’i larguar qentë, dhe gjatë incidentit ka kanosur viktimën.
Gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku të pushkës së gjuetisë, ndërsa gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje dhe nëntë fishekë të kësaj arme.
Pas intervistimit të dyshuarve dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...