Është vendosur gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi, në fshatin Livoç i Epërm të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në rrugën që mbajnë emrat e këtyre dy dëshmorëve.
Ata kishin rënë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Livoç të Epërm vendosën gurthemelin e kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi, të cilët ranë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.
Sipas tij emrat e dy djemve të familjes Ajvazi, janë jetësuar përjetësisht në këtë pllakë, njëjtë si në historinë e bijve më të mirë të Kosovës, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot.
“Gjilani është përjetësisht krenar me veprën e tyre. Lavdi e përjetshme”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./rtk
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...