Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të veturave të mediave kosovare në Leposaviq.
Në reagimin e AGK-së thuhet se veturat e “RTV Dukagjinit” dhe të “KALLXO-s”, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit atje.
“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa”, thuhet në reagim.
AGK-ja gjithashtu është shpreur se e dënon këtë akt të protestuesve.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen