Sulmohen veturat e mediave në Leposaviq

12:43 | 29 Maj 2023

Vetura e ekipit të RTV Dukagjini është sulmuar në veri teksa gazetarët po raportonin në komunën e Leposaviqit rreth zhvillimeve të fundit

Protestuesit e kanë sulmuar veturën duke ia lënë të shpërthyera gomat dhe duke shkruar simbole nacionaliste serbe.

Këta nuk kanë qenë të vetmit, pasi me të njëjtat simbole ka mbetur e shkruar edhe vetura e një medias tjetër, Kallxo.com.

Përpos këtyre, më herët gjatë ditës janë sulmuar edhe veturat e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it, të cilave, u është shkruar simbole nacionaliste serbe dhe ruse./Arbresh.info

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

 

Shpërndaje në rrjete sociale