Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:43, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, pranë nënkalimit në Ferizaj.
Në aksident është përfshirë një veturë me targa të Shqipërisë, ndërsa dyshohet se shkaktar ka qenë shoferi për shkak të lëvizjes së pakujdesshme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, konfirmoi për Arbresh.info se, përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore një pasagjer, i cili është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është liruar.
“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën “Ramadan Rexhepi” , tek nënkalimi ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës”, tha ai./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...