Një këmbësore është goditur mëngjesin e sotëm nga një veturë në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, rreth orës 08:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info.
“Përballë postës kryesore afër semaforëve kryesor ka ndodhë aksident komunikacioni. I dyshuari vozitësi i kamionit, kishte qenë me kamioni ndalur para semaforëve kryesor në drejtim të qendrës se qytetit, dhe pasi që ishte drita e kuqe në semafor, në momentin që ishte ndezur drita e gjelbër për lëvizje, vozitësi i lartcekur, duke mos e vërejtur fare një këmbësore e cila në momentin kritik kishte qenë duke e kaluar rrugën prej anës se djathte në të majtë dhe e kishte biçikletën për dore, por i dyshuari nga pakujdesia e godet direkt me pjesën ballore”, tha ai.
Gjurkaj tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, e cila ishte dërguar nga kalimtare të rastit në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
“Pas një tretmani mjekësor e lënduara ka rezultuar me frakturë në këmben e majtë, e me pas është dërguar me auto ambulant në QKUK në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndalë në mbajtje”, potencoi ai./arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...