Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të Istogut.
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Istog, ka bërë të ditur se Agron Avdijaj do të jetë kandidat për kryetar të Istogut.
“Të dashur qytetarë të Istogut, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut. Me shumicë votash u votua që kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Agron Avdijaj”, thuhet në njoftim.
Më tej, LVV thekson se “ndryshimi në Istog është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin. Na priftë e mbara”.
LVV ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës e Mitrovicës./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës