Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për 30 vjetorin e themelimit.
Në një postim në faqen zyrtare të VV-së thuhet se LDK lidi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, shkruan arbresh.info.
“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën”, thuhet në postimin e VV-së
“Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, thuhet më tej në postim.
Ndryshe kujtojmë që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje ndërsa e dyta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës. E të dy partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e Qeverisë së re edhe pse zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor./arbresh.info/
Mustafa mesazh për Vetëvendosjen dhe ata që me ambiciet e tyre duan përçarjen e LDK-së
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...