Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksin simbolik para Telekomit të Kosovës për të kundërshtuar sipas tyre punësimet partiake në këtë Ndërmarrje.
Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur në dyert e Ndërmarrjes pankarta me emrat e tri subjekteve politike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Rina Zhitia, anëtare e Kryesisë se Qendrës ne Prishtinë, tha se mbi 200 të punësuarit e vitit të kaluar në Telekom janë militant të partive në pushtët.
“Telekomi është më shumë se ndërmarrje politike ku po rehatohen partiakë dhe militant të tyre. Qeveria ta zbatojë rezolutën që thotë saktësisht të kundërtën e asaj që po bëhet në Telekom. Po ashtu thirrje në prokurori. Telekomi ka potencial të zhvillohet financiarisht”, ka thënë ajo./Arbresh.info/


Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...