Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e votimit me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe përsëritjen e këtij procesi, duke e paraqitur këtë kërkesë në formë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Nga ana tjetër, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka paralajmëruar pasojat që mund të sjellë një vendim i tillë. Sipas tij, hetimi i rastëve konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë, krahasuar me anulimin e gjithë procesit.
“Edhe pse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, anulimi i plotë i votës së diasporës do të kishte pasoja të mëdha. Një vendim i tillë jo vetëm që do të shkaktonte vonesa në certifikimin e rezultateve, por mbi të gjitha do të ndëshkonte edhe ata qytetarë që kanë votuar në mënyrë të rregullt”, thotë Cakolli.
Tutje, ai ka shtuar se “në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit