Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vlerëson se nëse tërhiqet taksa, Serbia do të përfitojë ndaj Kosovës.
Ai bënë thirrje kryeministrit, Ramush Haradinaj, që mos të tërhiqet nga vendimi për taksën ndaj produkteve serbe, shkruan arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga taksa ndaj Serbisë. Nëse tërhiqet taksa Serbia do të përfitojë në forcimin e pozicionit të saj ndaj Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Haradinajt mos u zmbraps”, ka thënë Selimi për arbresh.info.
Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka thyer qëndrimet brenda koalicionit qeverisës nëse duhet të pezullohet taksa deri në një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Kryeministri Haradinaj, të hënën bëri të ditur se për çfarëdo çmimi nuk do të heqë taksën, dhe as të pezullojë për 120 ditë, ashtu siç propozoi së fundi edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli./Ardita Zeka/arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...