Lëvizja Vetëvendosje ka hapur të enjten zyrën e saj në lagjen Kolovicë të Prishtinës, si pjesë e organizimit për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor.
Në hapjen e zyrës mori pjesë edhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, i cili tha se kjo hapësirë do të shërbejë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe për organizimin e aktiviteteve zgjedhore.
“Edhe në Kolovicë hapëm dyert e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për banorët e lagjes dhe qytetarët mbarë. Zyra e re është hapësira jonë e përbashkët nga ku punojmë dhe organizohemi për fitoren e 12 tetorit. Me Kolovicën, bashkë, për Prishtinën tonë’, tha ai./Arbresh.info
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...