Lëvizja Vetëvendosje i quan qesharake gjobat për kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetarin Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci e Leonora Halimaj.
Këta të fundit janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Shkodran Hoti, zëdhënës i Vetëvendosjes në një prononcim për Arbresh.info i quan qesharake gjobat për dëshmitarët.
Ata kanë munguar në seancat gjyqësore ndaj deputetëve që lëshuan gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.
“Në njërën anë kemi urdhër arrest në anën tjetër kemi gjoba qesharake për dëshmitarët që kanë munguar në seanca gjyqësore dhe përderisa nuk kemi përndjekje të strukturave paralele serbe, pjesëtarëve të tyre që vazhdimisht janë aktiv, kemi përndjekje të aktivistëve politikë dhe të deputetëve që kanë mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti./Arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...