Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen.
Me këtë rast, deputeti Fitim Uka, tha se kanë marrë shqetësime për mungesë të oksigjenit, prandaj edhe kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Për këtë çështje janë përgjegjës dy persona, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i ShSKUK-së. Ai e ka quajtur këtë rast skandaloz duke shtuar se pacientët janë detyruar që oksigjeni ta sigurojnë vet”, ka thënë ai.
Uka ka thënë se janë përpjekur që përmes Kuvendit dhe komisioneve parlamentare ta ngrisin këtë çështje, por që kanë arritur.
“Ministri na ka thënë që nuk ka pasur mungesë të oksigjenit. Ky është skandal se furnizimi po ndodh nga kompani ta palicencuara, pacientët po e blejnë oksigjeni dhe terapinë bazë”, shtoi ai.
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...