Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, këshilltari i zv.kryeministrit Bislimi, Ragmi Mustafi dhe sekretari organizativ i PVD-së, Rahim Salihi.
Lidhur me takimin ka njoftuar sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Alim Rama.
“Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu sukese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo”, thuhet në postimin e Alim Ramës në Facebook.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron