Vetëvendosja nuk mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti

12:30 | 23 Qershor 2022

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se ky subjekt parlamentare nuk do të mbështet propozimin e PDK-së për tërheqjen e një përqindje nga Trusti.

Deputetja Kusari-Lila tha se mazhoranca do të qëndron në shërbim të qytetarëve të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes alternative, e cila mundëson lehtësimin e rrethanave të krijuara nga kriza aktuale.

“U bën tashmë disa muaj prej kur fillojë të trajtohet dhe diskutohet me pasion e presion, plane projektime, politizime e pakë kërcënime. Ideja e tërheqjes së 30 përqind të Trustit, kemi debatuar e diskutuar në studio televizive në rrethana e shoqërore e familjare dhe kudo.

Në të gjitha këto diskutime tona kanë mbizotëruar emocione dhe parashikimet individuale derisa diskutimi të ketë marrë rrugën e ballafaqimit me argumentet, në veçanti me argumentet ekonomike… tërheqja e këtyre fondeve dhe futja e tyre në ekonomi, në shumë nivele është vlerësuar se e rritë prezencën keshit, dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Do të thotë sipas propozimit, ndikim teka ata me nevojë është minimal, ndërsa efekti pasues i cili do të ndikojë drejtpërdrejt, është rritja e vazhdueshme e çmimeve për të cilin efekt afat shkurtër nuk kemi mekanizma të shpejt të amortizimit të kësaj rritje…. Vetëm parlamenti ynë po e diskuton shembjen e një sistemit i cili ofron garanci për stabilitetin financiar.

Andaj, GP i VV-së nuk e mbështet propozimin, por qëndron në shërbim të qytetarëve të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes alternative, e cila mundëson lehtësimin rrethanave të krijuara nga kriza aktuale”, tha ajo. /arbresh.info/