Ishte rreth 15 vjeç kur iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, sot ndihet i turpëruar me atë që ndodhi pas luftës në emër të UÇK-së.
Është ky Kushtrim Zeka nga fshati Pataqan i Rahovecit. Ai rrëfen ekskluzivisht për Tribuna Channel, se nga fshati i tij pjesë e luftës së UÇK-së ishin vetëm 5 veta, ndërsa tash me blerjen e statusit të veteranit në lista figurojnë rreth 100 persona.
Ai e fton publikisht prokurorinë që të merret me hetimin e rasteve ngase siç thotë ai, i dinë me emër e mbiemër personat që e blenë statusin e veteranit të luftës.
Zeka thotë se është padrejtësi që në listat e veteranëve u futen njerëz që kontribuuan me bukë e ujë dhe u bënë pjesë e listave të veteranëve e invalidëve të luftës.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...