Një person është plagosur me armë zjarri të hënën mbrëma në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë, ndërsa i dyshuari për rastin është vetëdorëzuar në polici.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK, ku gjendja e tij është raportuar stabile.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 73 fishekë të kalibrit 7.65 mm, 41 fishekë 9×19 dhe 3 karikatorë.
I dyshuari, pas vetëdorëzimit, ka dorëzuar edhe dy armë, dy karikatorë dhe 15 fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Plagosja në Pejë, policia e dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...