Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën e Lirisë së Shtypit është shprehur se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi, si dhe liria e plotë e tyre është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Veseli shkruan në Facebook se Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithmonë i hapur për gazetarët, ku edhe bëri të ditur që në bashkëpunimme AGK-në është hartuar rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit.
Ky është statusi i plotë i Veselit në Facebook:
“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...