Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.
“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli.
Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë kështu themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.
“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë, Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve, të përgatitura për nder të 7 Marsit.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...