Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar komunën e Mamushës.
Gjatë kësaj vizite, Veseli ka takuar kreun e kësaj komune si dhe kreun e komunës së Suharekës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Veseli ka thënë se është interesuar për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshëritë.
“U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshëritë. Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Veseli./arbresh.info
Postimi i plotë:
Dje vizitova komunën e Mamushës, ku u takova me kryetarin e kësaj komune Abdylhadi Krasniqi por edhe me kryetarin e komunës fqinje të Suharekës, Bali Muharremaj.
U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshëritë. Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm.
21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturore, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike. Me këtë rast shpreh respekt të veçantë për komunitetin turk i cili jep një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë dhe shërben si urë e fortë lidhëse me shtetin mik të Turqisë.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...