Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të takojë zyrtarë të lartë për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet direkte që investitorët e Emirateve mund të bëjnë në Republikën e Kosovës.
Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryetari Veseli do të pritet në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën përveç diskutimeve për investime, do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi në fushën ndërparlamentare.
Po ashtu, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga ministri i shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, si dhe nga ministri për Ekonomi, Sultan Bin Saeed Al Mansouri, me të cilët do të diskutojë për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë