Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar qytetarët e Ferizajt se vitin e ardhshëm do të filloj realizimi i projektit më të madh të shekullit, që parasheh ndërtimin e hekurudhës mbi një urë gjigante e cila do të bashkoj përgjithmonë qytetin e Ferizajt.
Kryetari Veseli tha se për realizimin e këtij projekti është në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës Agim Aliu, dhe me deputetët e kësaj zone.
“Sot kemi bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Do ta realizojmë projektin e shekullit për Komunën e Ferizajt. Janë rreth 7 milionë që janë duke u investuar në bashkimin e qytetit. Por ju zotohem juve se së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe Qeverinë e Kosovës, brenda vitit 2021 do ta kryejmë bashkimin e qytetit, duke e ndërtuar një nga projektet më të mira. Sikurse autostradën “Arbën Xhaferi”, do të ndërtojmë edhe hekurudhën përmes qytetit, përmes urës, që të kemi vërtet bashkimin e qytetit”, tha Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës që gë martën i bëri qytetit të Ferizajt.
Ai tha se në hekurudhën e qytetit, do të ndërtohet një urë impozante, e ngjashme me ato që shihen edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja