Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar SHBA-në për Ditën e Pavarësisë.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook ai ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan.
Statusi i plotë:
Të gjithë qytetarëve amerikanë, që shërbejnë aktualisht në Republikën e Kosovës, qeverisë dhe popullit amerikan, urime 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë sinonim i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh në botë i demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe i paqes e sigurisë globale.
Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që, si në të kaluarën, edhe sot, e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...