Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fotografinë e Presidentit Amerikan Donald Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli.
Mediat serbe, të alarmuara nga mbështetja e rikonfirmuar amerikane për Kosovën, kanë nxjerr tituj të ndryshëm, duke alarmuar serbët se SHBA-të sërish do ta mbështesin Republikën e Kosovës.
Gazeta “Blic” e ka nxjerr në ballinë titullin: “Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Blic ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili ka thënë se Kosova e meriton ushtrinë.
Ndërsa në të njëjtin artikull, Gazeta Blic ka cituar Nikky Haley, ambasadoren e SHBA-së në OKB e cila ka thënë se Kosova e ka vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gazeta tjetër, “Informer” në ballinën e saj ka nxjerr titullin: “Trumpi shqiptar?”, ndërsa në brendi të saj ka dhënë detaje të mbështetjes amerikane për Kosovën.
Gazeta Kurir ka dalë në ballinën e saj me titullin “Ofensiva e Kosovës në Amerikë”, ndërsa gazeta “Danas” po ashtu i ka kushtuar një faqe të plotë takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Ditë më parë, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Kuvendit, po forcohet dhe siç ka thënë ai, kjo është gjë e keqe për Serbinë.

Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...