Të shëtna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 21:04 në rrugën “28 Nëntor” në Skenderaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Zahiti njoftoj se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe policia ka nisur hetimet për për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
“Skenderaj, 09 mars 2026 – Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë