Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë sot për herë të parë fjalën në krye të legjislaturës së re duke thënë se skena politike në Kosovë duhet të orientohet në zgjidhjen e çështjeve madhore për vendin.
Ai premtoi se do të vazhdoj të punoj që zyra e tij të jetë zyrë e adresimit të problemeve të qytetarëve, shkruan arbresh.info.
“Do të përpiqem, që zyra e kryetarit të Kuvendit të paqes e vullnetin të qytetarëve . Ajo që presin nga ne qytetarët është që situatat e kaluara t’i takojnë vetëm të shkuarës. Ne jemi zgjedhur për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për ti thelluar më shumë ato. Duhet të orientohemi ne çështjet e interesit strategjik të vendit”, ka thënë Veseli.
Në fund të fjalimit të tij, Veseli ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëjë mandatimin si kryetar të Qeverisë, të Ramush Haradinajt duke njoftuar se kjo do të bëhet këtë të shtunë./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”