Përveç seancës e cila do të mbahet për gjendjen në arsim, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se sot do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit.
Ndërsa është vendosur që me 11 prill të mbahet seancë për 45 pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
“Lojërat e Fatit do të mbyllen përfundimisht sot e kemi pikë të rendit të ditës, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kryeministri i Kosovës. Përveç kësaj sot kemi edhe seancën e jashtëzakonshme të thirru për Arsim. Kemi vendosur që me 11 prill të kemi edhe një seancë për 45 pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara. Do të kemi seancë të rregullt pastaj më 12 prill” tha Veseli
E sa i përket liberalizimit të vizave, Veseli tha se nga këto vonesa po dëmtohet vetë Bashkimi Evropian.
“Çdo vonesë e cila po ndodh për liberalizim të vizave e dëmton vetë BE-në, pasi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, ai është problemi BE- së, pasi jemi qytetarët e vetëm që për 12 vite jemi të izoluar” tha Veseli.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/406492309913527/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...