Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës së tij në Mitrovicë, vizitoi Qendrën kolektive të banimit në Stantërg dhe bashkëbisedoi me banorë të kësaj qendre.
Siç thuhet në një njoftim, kjo vizitë është e lidhur me vizitën e bërë në muajin shkurt të këtij viti, gjatë të cilës kryetari i Kuvendit u kishte premtuar banorëve se do të angazhohej për ndërtimin e një banese të re kolektive, të përshtatshme dhe me kushte të mira për jetesë.
“Në takim me banorët, kryeparlamentari Veseli i njoftoi ata me faktin se shumë shpejt do të filloj ndërtimi i objektit kolektiv banesor për këto familje, të cilat vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda. Qytetarët, nga ana e tyre, shprehën mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin e sinqertë të kryetarit Veseli, në zgjidhjen e problemit të tyre të banimit”, thuhet më tej.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli, shoqërohej nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...