Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e veta si dhe kryeministër i shtetit do të jetë Ramush Haradinaj.
Përkundër rezultatit të zgjedhjeve ku koalicioni që udhëheq partia që ai drejton ka marr vetë 34 përqind të votave, Veseli thotë se kjo parti dhe partnerët e saj janë fitues të këtyre zgjedhjeve.
Kreu i PDK’së në një intervistë për Kosovapress, është shprehur i bindur se Qeveria do të formohet shumë shpejtë. Mirëpo Veseli nuk ka treguar se ku do t’i marrin numrat për ta votuar Qeverinë dhe Kuvendin.
Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicioni PAN mori 34 për qind të votave e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila në këto zgjedhje si e vetme mori 27 për qind.
E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me AKR’në dhe Alternativën më 25 për qind.
Ndryshe kanddiati për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj ka thënë se i kanë numrat për ta formuar Qeverinë.
Nga ana tjetër Vetëvendosje është duke i bërë thirrje LDK’së që të bashkëpunojnë për të arritur një marrëveshje, por që Mustafa kushtëzon këtë bashkëpunim me postin e kryeministrit./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit