Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka hedhur akuza të shumta në drejtim të kryeministrit në largim, Albin Kurtit dhe qeverisë në ardhje, në seancën për formimin e Qeverisë Hoti.
Veseli tha se koalicioni LDK-VV nuk solli asgjë veç se dëshpërim dhe mashtrim qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info
Sipas Veselit votimi që do të ndodhë sot është një mashtrim dhe se as nuk do ta votojnë kurrë këtë qeverisje.
Ai po ashtu u shpreh se këto dy parti e kanë të pamundur të bëjnë pazare me PDK-në.
“Një situatë të tillë e kanë bërë LDK dhe VV në vend. Shumë nga ju qytetarë pyesni pse jemi këtu tani dhe si u bë pas shumë premtimeve pas 6 tetorit të shembet gjithçka”, tha Veseli.
“Atë që e quajtën shpresë e kthyen në një mashtrim të paparë. Pas 20 vite liri kjo urrejtje dhe ky mohim janë rrezik nacional, ato e rrezikojnë gjerësisht ekzistencën tonë si shtet. E kanë kthyer Kosovën në arenë mashtrimi, Kosova nuk ka qenë asnjëherë vatër e rrezikimit të Evropës”, tha Veseli.
“Tre muajt e fundit premtuan shpresë dhe parajsë por sollën dëshpërim dhe varfëri. Kryeministri i shpërfilli të gjithë. Shpërdoroi jashtëligjshëm paranë”, tha Veseli.
“PDK nuk do ta votojë qeverinë Hoti dhe nuk do të bëjmë pazare as me VV dhe as me LDK”, tha i pari i PDK-së, Kadri Veseli./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2716420215236125/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu