Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pëmes një postimi në facebook ka komentuar takimin me ka Princin Charles dhe Dukeshën Cornwall, duke thënë se ata risollën mesazhet e Mbretërisë së Bashkuar- një vend mik që aq shumë ka bërë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook:
“Sonte, në Prishtinë, kemi mysafir të veçantë të shtetit dhe popullit tonë, Princin Charles dhe Dukeshën Cornwall, të Mbretërisë së Bashkuar.
Sot, në vizitën e tij të dytë, Princi dhe Dukesha na risollën mesazhet e Mbretërisë së Bashkuar- një vend mik që aq shumë ka bërë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Këto janë mesazhet e paqes, pajtimit dhe të ardhmes së sigurt euro- atlantike të vendit tonë.
Faleminderit Princi Charles!” (sic), ka shkruar Veseli.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...